Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITEJ VETËM ZYRTARIZIMI/ Partizani gati të “rrëmbejë” sulmuesin që shkëlqeu në Superiore, ja emri…

“Beji Antoni mund të shkojë vetëm në formë huazimi tek Egnatia. Sulmuesi është nën kontratë me Bylisin dhe për shitjen e tij gjithçka është e hapur deri më 31 gusht. Ofertat janë të shumta, por ende nuk kemi vendosur”.

Kështu është shprehur për “Panorama Sport” presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, rreth së ardhmes së sulmuesit nigerian, Antoni, i cili në sezonin e fundit në Superiore realizoi 10 gola, duke qenë shënuesi më i mirë i ballshiotëve, të cilët zbritën nga elita dhe këtë sezon do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë. Ndërkohë, kur mendohej se klubet e Bylisit dhe Egnatias kishin arritur marrëveshjen, tashmë situata ka ndryshuar, pasi rrogozhinasve u duhet të presin për vendimin përfundimtar që do të marrin drejtuesit ballshiotë lidhur me të ardhmen e nigerianit.

Gazeta zbulon se ofertat për sulmuesin janë të shumta, jo vetëm nga klube të Kategorisë Superiore, por edhe jashtë Shqipërisë. Së fundmi mësohet se në lojë për shërbimet e tij është futur edhe Partizani. Klubi i kuq ka një raport të mirë me Bylisin, për vetë faktin se në muajt e fundit ka marrë nga ballshiotët mesfushorët Valentino Murataj dhe Donald Mëllugja. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë oferta që Bylisin do ta joshë për 22-vjeçarin.

Related posts

FORMACIONI MË I MIRË I DATËLINDJES 1995/ Strakosha zgjidhet përkrah yjeve të botës (FOTO)

Delo.autor

Nga Deulofeu te Musonda: Të gjithë sulmuesit e ndjekur nga Interi për afatin e janarit

Q.Autor

NGA COVID-I TE PROBLEMET NË MUSHKËRI/ Misteri rreth vdekjes së Mino Raiolës

F.autor

Leave a Comment