Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Ishte një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit, portieri Zogovic firmos me Vllazninë

Portieri i Bojan Zogoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin tjetër. Ka qenë vetë klubi shkodran, që nëpërmjet një komunikate të bërë, njofton rinovimin e kontratës me portierin malazez edhe për një tjetër sezon.

32-vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit për portën e Vllaznisë dhe për këtë arsye drejtuesit, të kënaqur nga paraqitjet e lojtarit, i ofruan rinovimin, që u pranua nga portieri.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re me portierin Bojan Zogoviç, për të qenë edhe për një sezon tjetër pjesë e skuadrës kuqeblu.

Related posts

Largimi i Hysajt çështje orësh, Ançelotti gjen zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Arsenali rikthehet tek fitorja, Aubameyang debutim ëndrrash (VIDEO)

Q.Autor

Barcelona pret një Chelsea shkëmbor, luhet një kapitull tjetër vendimtar…

Q.Autor

Leave a Comment