Futboll Sport

“EURO 2020″/ Holanda mposht Maqedonisë së Veriut falë dopietës së kapitenit Wijnaldum

Holanda arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, në sfidën e fundit të vlefshme për Grupin B të EURO 2020. “Tulipanët” e mbyllin kështu këtë fazë me një paraqitje fantastike duke grumbulluar pikë të plota.

Ndërkohë që ballkanasit e Angelovskit, nuk arritën të merrnin asnjë pikë në këtë debutim në kampionatin Europian. Për sa i përket përballjet së sotme, ajo u vendos nga golat e Depaj dhe dopieta e Vajnaldum. Vlen të theksohet fakti se maqedonasit gjetën 2 herë rrugën e rrjetës, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 68-të në fushë u hodh edhe futbollisti i Partizanit, Ferhan Hasani, i cili futet në histori duke u bërë lojtari i parë nga Kategoria Superiore, që debuton në një Europian.

Për sa i përket kundërshtarit në fazën tjetër, “tulipanët” duhet të presin verdiktet në ditët në vijim për të mësuar me kë do të ndeshen.

Related posts

E PABESUESHME/ Goli i vitit shënohet në SHQIPËRI, rrofeshatë prej 20 metrash (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SHAMROK/ Teuta pret një short jo shumë të vështirë, ja rivalët e mundshëm në “Play-Off”…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ LIVERPOOL/ Conte i tërbuar: Disa prej nesh kthehen në shtëpi me mendimin se…

Delo.autor

Leave a Comment