Futboll Sport

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Legjenda Eto’o: Po ta kisha në dorë do ta merrja Sergio Ramos tek…

Samuel Eto’o pretendon se do ta merrte Sergio Ramos, nëse do të ishte në krye të Barcelonës. Po kështu, kamerunasi mbetet i sigurt se Lionel Messi do të angazhohet për një kontratë të re në “Camp Nou”. Një figurë ikonike në futbollin spanjoll po përgatitet për një ndryshim klubi këtë verë. Ramos i ndërpreu lidhjet me Real Madridin pas një periudhe 16-vjeçare në “Santiago Bernabeu”.

Vende të ndryshme zbarkimi janë hedhur në diskutim për 35-vjeçarin, me gjigandët e Ligue 1, PSG, që mesa duket kryeson “ankandin”. Ish-sulmuesi i njohur kamerunas, Eto’o, tha për “AS”: “Shpresoj që Sergio të shkojë te PSG. Nëse mund ta merrja te Barça, do ta bëja pa hezitim. Nëse shkon te PSG, unë do të mbetem i lumtur. E di se do t’i ndihmonte parizienët të fitonin Ligën e Kampionëve, gjë që po rezulton shumë e vështirë”.

Related posts

Klopp nuk mërzitet për humbjen, ia merr këngës me tifozët (VIDEO)

Sadik.Autor

Formacioni më i mirë i futbollistëve që luajtën vetëm me një klub

Sadik.Autor

Xhevahir Sukaj nuk e diskuton mbijetesën: Kemi ekip mjaft të mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment