Sport Të tjera

NUK PO ARRIN TË GJEJË SHKËLQIMIN E DIKURSHËM/ Tenisti Federer: Qëndrova më shumë se një vit pushim dhe…

Roger Federer, ish-numri 1 në botë për meshkuj, nuk po arrin të gjejë ritmin dhe shkëlqimin e dikurshëm. Turnetë e fundit kanë qenë problematikë për të, teksa eliminohet shumë shpejt.

Zvicerani është i vetëdijshëm se mosha bën të vetëm (40 vjeç në gusht), ndaj është me këmbë në tokë. “Procesi i rehabilitimit pas 2 operacioneve është i gjatë. Është një sfidë për mua”, tha Federer.

“Ata që kanë kryer operacione të tilla më kuptojnë. E di shumë mirë se gjërat nuk kanë për të qenë më kurrë si më parë dhe ky është shqetësimi më i madh për mua”, tha zvicerani.

“Qëndrova më shumë se një vit pushim dhe në moshën 40-vjeçare nuk është e lehtë të rikuperosh fizikisht”, tha Federer, që përgatitet për grand slam të Wimbledon, që nis të hënën në Londër.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN GREK/ Mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës me Atromitos (VIDEO)

Delo.autor

CR7 NUK FITON ASNJË ÇMIM/ Shihni si reagon kur Messi shpallet sulmuesi më i mirë (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARIZOHET E ARDHMJA/ Inter Miami vendos për Lionel Messin

F.autor

Leave a Comment