Futboll Sport

FITORJA NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Southgate pranon hapur: Nuk jemi ende të shkëlqyer

Sheh shumë gjëra pozitive te ndeshja e fundit në grup, por Garet Sauthgejt e pranon hapur se kjo nuk është Anglia e tij më e mirë, e cila nuk është shfaqur ende.

“Mendoj se e nisëm shumë mirë. Ishim të saktë me topin. Punuam në disa gjëra në stërvitje, por urime lojtarëve që iu desh të përshtaten. Kemi ndryshuar në lojën pa top dhe po e bëjmë për shkak të lojtarëve që kemi në dispozicion. Nuk finalizuam gjithçka siç duhej, por jemi super të befasuar nga ajo që ka bërë Bukajo Saka këtë muaj.

Ka qenë i shkëlqyer si me top ashtu edhe pa top. Përballoi një ndeshje fantastike nën presion. Çekët janë shumë skuadër e mirë. Ata e përdorin topin dhe janë të vështirë të thyhen. Por, sigurisht që kemi ende shumë për të dhënë. Nuk kemi shënuar ende nga një goditje standarde, me një skemë që njerëzit tallen me ne se shënonim vetëm prej tyre.

Ato janë vendimtare në ndeshjet e mëdha dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë kur të na jepet mundësia. Nuk jemi të shkëlqyer, por kemi momente kur dukemi një skuadër e mirë”, tha trajneri i Anglisë pas fitores me Çekinë. Në lidhje me emrin e kundërshtarit të ardhshëm në 1/8-at, Sauthgejt e di se do të jetë në çdo rast një ndeshje shumë e fortë:

“Është diçka e shkëlqyer që do të kemi disa mijëra tifozë më shumë. Kush e di nëse kjo do të jetë pozitive apo negative. Ne donim ta fitonim grupin tonë dhe të vazhdonim që të luanim në ‘Wembley’ edhe ndeshjen e 1/8-ave dhe tani do të presim dhe shohim se cilën skuadër do të kemi përballë”.

Related posts

SKANDALI/ PSG në telashe, akuzohet për racizëm në Francë

Isa.Autor

ANGLI-DANIMARKË/ Sfida pritet e hapur nga të dyja ekipet në “Wembley” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NA PËLQEN T´IA VËSHTIRËSOJMË VETES”/ Flet Solskjaer: Mund të kishim fituar lehtësisht, por…

Delo.autor

Leave a Comment