Futboll Sport

GJERMANI-HUNGARI/ “Pancerat” kërkojnë me çdo kusht kualifikimin për në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Gjermani-Hungari në stadiumin “Mynih Arena” të Bajernit. “Pancerat” do të kërkojnë medoemos kualifikimin duke përfituar dhe nga ndeshja kokë më kokë midis Francës dhe Portugalisë.

Por për gjermanët nuk do të jenë një sfidë e lehtë, pasi barazimi ndaj Francës i ka rritur moralin kombëtares hungareze e cila do të tentojë surprizën deri në minutën e fundit në mbrëmjen e sotme.

Trajneri Lëv do t’i besojë sulmin talenteve në sfidën e sotme, duke aktivizuar nga minuta e parë Leroi Sane dhe Kai Haverc. Natyrisht në fushë do të jetë dhe Robin Gosens i cili është njeriu i momentin tek pancerat.

Nga krahu tjetër, tekniku i Hungarisë, Marko Rosi ka menduar të vijë i përgatitur duke rreshtuar një mbrojtje me 5 futbollistë ndaj yjeve gjerman.

FORMACIONET ZYRTARE

Gjermani: Nojer, Ginter, Humels, Rudiger, Kimish, Gyndoan, Kros, Gosens, Haverc, Sane, Gnabri, Trajner: J. Lëv

Hungaria: Gulashi, Fiola, At.Zalai, Botka, Orban, Nego, Nagi, Shafer, Kleinheisler, Zalai, Roland Sallai, Trajner: M. Rosi

Related posts

ZIDANE MERR LAJMIN E MIRË/ Përmirësohet gjendja e Real Madrid, rikthehen dy të dëmtuarit…

Delo.autor

PSG s’heq dorë nga Kante/ Barazon ofertën e Chelsea për të marrë kampionin e botës

Isa.Autor

22 VITE PA FITORE NË GJIROKASTËR/ Partizani kërkon të thyejë tabunë

Delo.autor

Leave a Comment