Futboll Sport

“NUK SHKOI SIÇ DONIM NE”/ Gareth Bale zemërohet dhe braktis intervistën (VIDEO)

Uellsi u eliminua nga Europiani duke u turpëruar nga Danimarka me rezultatin 4-0.

Kapiteni i uellsianëve, Gareth Bejl nuk e fshehu zhgënjimin për eliminim mes turpit por pranoi gabimet që skuadra e tij bëri gjatë ndeshjes teksa një pyetje mbi tërheqjen nga kombëtarja e acaroi së tepërmi yllin e Realit i cili braktisi intervistën.

‘’Nuk shkoi siç donim ne. Nga pika jonë e këndvështrimit ne e nisëm mirë, por loja më pas ndryshoi. Ne tentuam të luanim në pjesën e dytë, por bëmë një gabim ku pësuam golin dhe aty u vranë shpresat tona.

Ta mbyllësh kompeticionin kështu është zhgënjim. Shokët e skuadrës janë të frustruar, me nerva. Do të preferoja të dilnim nga kjo gjendje.

Është zhgënjim, kjo është ajo që mund të them. Ne humbëm një mundësi, por nuk mund ta hedh poshtë përpjekjen e skuadrës, kjo është minimalja. Jam ende krenar për ta’’, tha Bejl.

Related posts

TRONDITET Uruguai/ Amerikano-latinët mund të humbasin liderin e skuadrës

Isa.Autor

DISA DITË PASI U INFEKTUA ME COVID/ Futbollisti i Juventusit mori pjesë në një “party” ilegal (VIDEO)

Delo.autor

Juventus nuk beson te talenti, e shet për 20 milionë Euro

Isa.Autor

Leave a Comment