Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ E kërkon ish-trajneri, skuadra e Serisë A gati ofertën për mesfushorin Bajrami

Nedim Bajrami u shpall mesfushori më i mirë i Empolit për sezonin që u mbyll. Me gjithë ngjitjen në Serinë A me Empolin, gjasat janë që fantazisti të ndërrojë ambient.

“Panorama Sport” ka mësuar se Sasuolo po bën gati ofertën prej 18-20 milionë eurosh për kartonin e tij, në mënyrë që të plotësojë dëshirën e trajnerit Alesio Dionisi.

Ish-trajneri që ngjiti Empolin në elitën e futbollit italian, ka marrë drejtimin e skuadrës së Sasuolos dhe ka kërkuar nga drejtuesit që të ketë në ekip sërish mesfushorin shqiptar.

Bajrami është dëshirë edhe e Edi Rejës për në Kombëtare, por për momentin duhet që FSHF të fitojë gjyqin në KAS ndaj FIFA-s për interpretimin e rregullores nëse i lejohet apo jo që të luajë me Shqipërinë, duke qenë se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me ekipin A të Zvicrës, por ka luajtur në moshën 21-vjeçare disa ndeshje me ekipin U-21, gjë e cila sipas një neni të ri të rregullores e pengon që të ndryshojë përfaqësuese.

Related posts

TËRBOHEN TIFOZËT E MILANIT/ Wanda “fundos” Higuain: Me Icardin ndodh e kundërta…

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Probleme për Real Madrid dhe Zidane, lajmi shqetësues vjen nga Belgjika

Delo.autor

DEL KUNDËR DEKLARATËS SË KLOPP/ Guardiola: Kur mendon për justifikime nuk mendon për…

Delo.autor

Leave a Comment