Futboll Sport

BËN BILANCIN E 15 VITEVE TË TIJ/ Low kujton humbjen më të keqe dhe falënderon Italinë për fitoren e Botërorit

Në konferencën për shtyp të largimit si trajner i Gjermanisë, Joachim Low ka bërë një bilanc të 15 viteve të tij:

“Humbja në 2012-ën kundër Italisë na ka dhënë atë që na duhej, na ka bashkuar përsëri. Ka qenë çelësi për të fituar Botërorin në 2014-ën”, ka thënë trajneri.

“Humbja më e keqe ka qenë me Francën në gjysmëfinalen e Euro 2016. Nëse do të kishim fituar, gjë që ishte e mundur, do të kishim fituar padyshim titullin. Humbja e fundit kundër Anglisë, është një tjetër që më dhemb”, ka shtuar Low.

“Kjo skuadër ka qenë në majë të botës për shumë vite. Është shumë e vështirë të jesh gjithmonë mes katër të parëve në kampionate. Por ia kemi dalë shumë herë. Me stilin tonë dhe futbollin tonë, kemi frymëzuar shumë”.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Gjermania luan për krenari, Holanda për kualifikim

Isa.Autor

SERIA A/ Ky është lojtari NËN 21 më i shtrenjtë

Sadik.Autor

Jo vetëm duel mes dy skuadrave, në Korçë sot luhet dhe për një tjetër çmim

Sadik.Autor

Leave a Comment