Futboll Sport

ZYRTARE/ Teuta konfirmon “bombën” e merkatos, fantazisti huazohet nga Lokomotiv Zagreb

Teuta ka zyrtarizuar blerjen e saj më të re, Sherif Kallakun. Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, teksa Sherif Kallaku do të huazohet nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit tek durrsakët deri në muajin janar, duke qenë një përforcim me peshë duke parë dhe sfidat në Kupat e Europës.

23-vjeçari rikthehet sërish tek Teuta pas një sezoni dhe pritet të jetë pika e referimit tek skuadra e Edi Martinit. Teuta me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” ka njoftuar opinionin publik për blerjen e saj më të re.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

Teuta rikthen Sherif Kallakun

🤝Sherif Kallaku është zyrtarisht lojtari më i ri i Teutës. Drejtuesit e klubit gjetën marrëveshjen me homologët e Lokomotiva Zagreb, që zotërojnë kartonin e mesfushorit të kombëtares për ta huazuar për gjashtë muajt e ardhshëm. Kallaku do të jetë pjesë e Teutës deri në dritaren e transferimit në janar. Afrimi i tij është një vlerë e shtuar jo vetëm për pjesëmarrjen në Champions League ku kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë Sheriff Tiraspol, por edhe për kampionatin shqiptar. Mesfushori e njeh mjaft mirë grupin dhe trajnerin Martini, pasi me këtë skuadër arriti të fitoj Kupën e Shqipërisë duke u larguar nga “Djemtë e Detit” në fund të sezonit 2019-2020 për t’u kthyer sërish një vit më vonë. Kallaku  do t’i bashkohet skuadrë.

Related posts

Yerry Mina i habit të gjithë gjatë prezantimit në “Camp Nou”, bën atë që se kishte bërë askush (FOTO)

Q.Autor

KOMBËTARJA MERR LAJMIN E MIRË/ Titullari i “kuqezinjve” lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë, ja emri… (FOTO)

Delo.autor

PREZANTIM EPIK NË VERSIONIN “LA CASA DE PAPEL”/ Crvena Zvezda bën goditje e bujshme në merkato (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment