Formula 1 Sport Të tjera

E BUJSHME/ Pandemia anullon një tjetër garë, “Formula 1” në kërkim të një piste

Fillimisht u shty për në nëntor dhe tani vjen vendimi për të anulluar garën e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Ky do të jetë viti i dytë radhazi që anullohet kjo garë, pas atij të vitit të kaluar, ku gara u anullua pak orë para nisjes së saj, kur u konfirmuan rastet e para me koronavirus.

Organizatorët e garës së Melburn bënë me dije se gara e planifikuar për më 21 nëntor është anulluar, për shkak të masave të rrepta që ka marrë qeveria australiane prej pandemisë Covid-19. Tashmë Liberty Media ka nisur nga puna për gjetjen e një piste për ta zëvendësuar.

Liberty Media synon të zhvillojë 23 gara këtë sezon, një rekord për Formula 1. Ideja është ajo e organizimit të një tjetër gare në Bahrein më 21 nëntor, duke parë se do të zhvillohen më pas një garë në Arabinë Saudite dhe një në Abu Dhabi.

Related posts

“TOPI I ARTË” AFRIKAN/ Ja 5 kandidatët në garë…

Isa.Autor

HISTORIA E PABESUESHME/ Rrugëtimi i Jurgen Klopp që nisi nga një bast i rrezikshëm

Delo.autor

FIRMA ÇËSHTJE ORËSH/ Mesi në fushë kundër CR7-ës

Delo.autor

Leave a Comment