Futboll Sport

“KËRCE TANI PO PATE GUXIM”/ Po bëhet virale, shpërthimi i Messi-t ndaj ish-shokut të skuadrës (VIDEO)

Argjentina ka siguruar finalen e Copa America pasi ka mundur me penallti Kolumbinë me penallti në gjysmëfinale.

Leo Messi ka qenë protagonist gjatë ekzskutimit të penalltive dhe veçanërisht pas pritjes së Emiliano Martinez, portieri argjentinas, ndaj Yerry Mina-s, ish-shok skuadre i Pleshtit te Barça.

Siç tregojnë imazhet e Tyc Sports, Messi ka shpërthyer pas gabimit të kundërshtarit. Ylli i Barçës ka kërcyer nga gëzimi dhe më pas ka shpërthyer ndaj kolumbianit:

“Kërce. Kërce. Kërce tani nëse ke guxim”, kanë qenë frazat e Messi-t.

Gabimi i Mina-s ka rezultuar vendimtar për kualifikimin e Argjentinës në finalen e madhe, ku do të përballen me Brazilin mëngjesin e së dielës (me orën tonë).

VIDEO

Related posts

ZYRTARE/ LeBron James firmos me LA Lakers për 4 sezone 

Isa.Autor

HUMBJA NË TAVOLINË NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Nga Napoli vjen thumbi i radhës: Kjo Itali gjysmake…

Delo.autor

“DUHET TË JEMI MË TË VENDOSUR”/ Flet trajneri Lerda pas humbjes: Zgjodha Bardhin në sulm sepse…

Delo.autor

Leave a Comment