Futboll Sport

“DO T’I JEPJA NJË SHKELM”/ Legjenda e Argjentinës shpërthen ndaj yllit Neymar

Legjenda e futbollit argjentinas Oscar Ruggeri nuk i ka kursyer kritikat ndaj Neymar, kundërshtari i ardhshëm i Argjentinës në finalen e Copa America.

Ish-mbrojtësi kampion bote në Meksikë ’86 me Seleçion, është acaruar shumë më sjelljen e yllit të PSG në fushë gjatë këtij edicioni të Copa America dhe veçanërisht në ndeshjen e fituar 4-0 nga Brazili kundër Perusë në grup.

“Nuk ka asnjë kod nderi në fushë”, ka thënë Ruggeri për ESPN.

“Po tallej me kundërshtarët kur rezultati ishte 4-0, unë do ta kisha goditur me një shkelm. Kur shikon një kundërshtar të shkatërruar dhe ndeshja është e mbyllur, nuk mund ta bësh një gjë të tillë”, ka shtuar ish-kampioni i botës.

Në lidhje me finalen e ardhshme kundër Argjentinës dhe sfidës me Messi-n:

“Janë të ndryshëm, Neymar nuk do të jetë kurë si Leo”.

Related posts

ESPANYOL-REAL MADRID/ Pas 17 minutash lojë, ylli de Tomas ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Ish-trajneri i Realit: Askush në Madrid nuk e donte Juven

Q.Autor

PSG-Real Madrid, ja kush ekip favorizohet nga kompanitë e basteve

Q.Autor

Leave a Comment