Futboll Sport

MARRIN FUND PROBLEMET LIGJORE/ Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares do të luajë në Serinë A sezonin tjetër

Salernitana ka zgjidhur problemet ligjore dhe sezonin tjetër do të jetë zyrtarisht pjesë e Serisë A.

Pas një muaji pezull, Klaudio Lotito ka arritur një marrëveshje besimi me Federatën Italianë të Futbollit duke transferuar skuadrën në emër të një personi tjetër. Lotito aktualisht është dhe president i Lacios dhe ligji italian nuk e lejon që një pronar të ketë dy skuadra brenda kampionatit. Marrëveshja zgjati shumë, pasi Lotito nuk ishte dakord për shitjen e klubit të sapongjitur në elitën e futbollit italian.

Tek Salernitana, aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli i cili u bashkua me skuadrën italiane sezonin e kaluar nga francezët e Le Manshit.

Related posts

Bakaj: Të shesës një lojtar 30-vjeçar nuk është pak, Kukësi nuk do ta ndjejë mungesën time

Q.Autor

Teuta largon Reza Karimin, Begeja zhvillon stërvitjen e parë

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Çfarë simptoma kanë pasur futbollistët e infektuar me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment