Basketball Sport Të tjera

NBA/ Phoenix e nis me këmbën e mbarë, fiton finalen e parë play off

Phoenix fitoi sot 118-105 ndaj Milwaukee në finalen e parë play off në NBA, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Ekipi i Suns shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, duke bërë një ndeshje të mirë dhe e meritoi fitoren.

Chris Paul tregoi edhe një herë se është në formë të jashtëzakonshme, duke realizuar 32 pikë, mbështetur edhe nga Booker me 27 pikë e Auton me 22 pikë e 19 rebound, një trio që bëri diferencën në parket.

Në kahun tjetër, Middleton realizoi 29 pikë, ndërsa Antetokounmpo, i rikthyer në fushë pas dëmtimit, e mbylli me 20 pikë e 17 rebound.  Edhe ndeshja e dytë finale, pas 48 orësh, do të luhet në fushën e Phoenix.

Related posts

PAS BARAZIMIT PA GOLA NDAJ TIRANËS/ Trajneri Daja: Mënyra e lojës nuk ishte e duhura, pavarësisht se nuk…

Delo.autor

DIKUR DYSHONTE TEK BROJA/ Trajneri i Southampton tani është i mahnitur: Gol mbresëlënës

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHEMN E NEYMAR/ Trajneri Tuchel shprehet: Është situatë e vështirë për…

Delo.autor

Leave a Comment