Futboll Sport

“EURO 2020″/ Anglia mposht me përmbysje Danimarkën dhe kualifikohen në finale pas 55 vitesh

Angli-Itali, finalja e madhe e Euro 2020! Skuadra e Southgate kalon me drithërima dhe një episod të diskutueshëm në atë që do të jetë ndeshja e ndeshjeve… Pas 55 vitesh, vjen finalja për “Tre Luanët”, sërish në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll 1-1 me golin e bukur nga Damsgaard dhe autogolin e Kjaer. Anglia tenton të gjejë avantazhin por përballë ka një super Schmeichel që është jashtëzakonisht më i miri.

Edhe pjesa e dytë është me ritëm dhe Anglinë këmbëngulëse teksa Southgate hedh të gjithë më të mirët. Por, gjithçka shkon në shtesë.

Pas disa mrekullive, Danimarka bie ndaj Anglisë. Skuadra e Southgate gjen avantazhin.

Sterling merr krahun në të djathtë, Maehle e pengon: për Makkiele nuk ka dyshime dhe akordon penallti. Danimarka proteston pasi duket që Sterling është hedhur ende pa u penguar nga lojtari danez dhe kërkon kontaktin…

VAR merr kohën e saj dhe vendos më pas mes protestave të Kjaer & Co…

Nga pika e bardhë shkon kapiteni Harry Kane, i cili godet në të majtën e portierit Kasper Schmeichel, që bën mrekullinë duke e pritur por topi mbetet aty dhe me fat sulmuesi i Tottenham e çon në rrjetë duke shpërthyer tifozerinë angleze në stadium.

Më pas, Danimarka nuk ka forcë për të gjetur barzimin dhe Anglia është ajo që menaxhon deri në fund.

Related posts

PUBLIKOHET KALENDARI I SEZONIT 2021-22/ Nuk ka më dyshime, ja datat për sezonin e ri në Premier League…

Delo.autor

HUMBI GJYQIN DHE “AUSTRALIAN OPEN”/ Reagon Djokovic: Jam i zhgënjyer, tani do të…

Delo.autor

FINLANDË-BELGJIKË/ Belgët vijnë si favoritë në këtë ndeshje, skandinavët kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment