Futboll Sport

AKUZAT/ Lazer në sytë e Schmeichel, UEFA nis procedim disiplinor kundër Anglisë

Gjysëmfinalja Angli-Danimarkë ka zbritur nga fusha në tryezën e komisionit disiplinor.

UEFA në fakt ka njoftuar se ka hapur një procedim disiplinor kundër Anglisë, pas gjysmëfinales së Euro 2020 të fituar kundër Danimarkës. Akuzat janë tre, por më kryesore është lazeri i drejtuar në fytyrën e portierit danez Casper Schmeichel.

Përdorimi i lazerit nga tifozët anglezë kundër Schmeichel në kohën e ekzekutimit të penalltisë së Kane, ka qenë edhe pika më e rëndë e akuzave, duke qenë se bëhet fjalë për episodin vendimtar të ndeshjes, ku u shënua edhe goli që kualifikoi Anglinë në finale.

Në fakt, portieri danez arriti të priste goditjen e sulmuesit të Tottenham, por topi mbeti sërisht në këmbët e Kane që shënoi me portën e zbrazët.

Dy akuzat e tjera janë shqetësimi i shkaktuar prej tifozëve gjatë himnit kombëtar danez dhe ndezja e fishekzjarreve në shkallët e Wembley.

Related posts

“ÇMENDEN” TOPÇINJTË/ Arsenali është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për të marrë Pepe…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Dëmtimi i Chiesa-s bllokon Juventus-in, mendon një strategji të re

Delo.autor

Ish-fituesi i ‘Topit të Artë’, shokon botën: Kam qenë pjesë e ‘STASI-t’, ja çfarë kam bërë

Q.Autor

Leave a Comment