Futboll Sport

NUK U PARAQIT NË STËRVITJEN E PARË TË SARRIT/ Milan dhe Juventus vihen pas futbollistit “rebel” të Lazios…

Mauricio Sarri nuk e ka filluar në mënyrën e duhur detyrën si trajner i Lacios pasi në prezantimin si trajner ditën e sotme shprehur mendimin e tij mbi të ardhmen e Korreas dhe Luiz Albertos.

Ky i fundit nuk u paraqit në stërvitjen e fundit të Lacios dhe Sarri u shpreh se do të gjobitej për këtë. Por duke përfituar nga situata, Milani dhe Juventusit janë vënë menjëherë pas mesfushorit. Pretendimet e Lacios për Luiz Alberton janë të paktën 50 milionë euro, por drejtuesit e Milanit dhe Juves i kanë idetë e qarta.

Bardhezinjtë mund të ofrojnë në shkëmbim kartonin e Frederiko Bernardeskit të cili Sarri e adhuron. Sulmuesi italian nuk kaloi një sezon të mirë me bardhezinjtë dhe po konsideron largimin pas mbërritjes së Alegrit.

Ndërsa Milani mund të ofrojë kartonin e Alesio Romanjolit i cili nuk do të vazhdojë më karrierën tek kuqezinjtë. Për mbrojtësin italian do të ishte një rikthim në kryeqytet pasi më parë ka mbajtur veshur dhe fanellën e Romës.

Related posts

“SHOW” ME HOLOGRAMIN LUAN/ Inaugurimi i stadiumit të Estudiantes bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Delo.autor

Kovac: Asgjë e re për Boateng, mes interesit të Manchester United

Sadik.Autor

Pas eleminimit të Argjentinës habit Maradona: Ja se kush do ta fitojë botërorin

Isa.Autor

Leave a Comment