Futboll Sport

TRIUMFI NË “COPA AMERICA”/ “Demi” Lautaro: Të fitosh ndaj Brazilit të lumturon dyfish, tani jemi në histori

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez i cili ishte një ndër lojtarët më të mirë të Argjentinës në Kupën e Amerikës, ka folur për mediat pas ndeshjes finale ku “Albiceleste” triumfoi ndaj Brazilit me rezultatin 1-0 në stadiumin “Marakana”:

“Kupa e Amerikës është diçka që ne e kemi ëndërruar dhe ky sukses do të qëndrojë gjithmonë. Kemi fituar ndershmërisht dhe duhet ta shijojmë këtë moment.

Në kombëtare ka lojtarë të rinj, që kanë shumë uri për të triumfuar sërish. Të luash dhe fitosh ndaj Brazilit është gjithmonë speciale dhe të lumturon dyfish. Ky kompeticion duhej të zhvillohej në Argjentinë.

Do ta ruaj këtë medalje gjatë gjithë jetës time. Jemi në histori të kombëtares, nuk fitonim një trofe prej kohësh dhe mallkimi i sotëm u thye.”, përfundoi Lautaro Martinez.

Related posts

ENDE ASNJË OFERTË PËR TË/ Marselo gati të marrë vendimin e bujshëm për karrierën e tij

F.autor

LUCAS DIGNE ZYRTARIZOHET TEK ASTON VILLA/ Gerrard: Përforcim emocionues

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mourinho i gatshëm ta sakrifikojë Kumbullën për të “rrëmbyer” sulmuesin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment