Futboll Shqipëri Sport

E PABESUESHME/ Sulmuesi Selmani protagonist në Suedi, realizon pas 26 sekondash lojë (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Astrit Selmani është bërë protagonist ditën e sotme duke shënuar vetëm pas 26 sekondash lojë në fitoren e skuadrës së tij Hamarbi ndaj rivalëve të Orebros në Suedi.

24-vjeçari shfrytëzoi bukur një pasim brenda zonës për të mposhtur portierin kundërshtar me një diagonale në cepin e majtë të portës. Goli i Selmani i dha rrugë fitores së Hamarbit e cila realizoi dhe një herë në pjesën e dytë për të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në kuadër të javës së 11-të të kampionatit suedez të futbollit.

Astrit Selmani u transferua në janar tek Hamarbi nga skuadra tjetër e Varbergsit ku qëndroi për 2 sezone dhe realizoi 30 gola. 24-vjeçari ka lindur në Suedi dhe është grumbulluar më parë me përfaqësuesen e Kosovës, por pa bërë ende debutimin me dardanët.

Related posts

KOMBINIM SHQIPTAR/ Çekiçi i dhuron një asist, Çikalleshi tund rrjetën për Koniaspor (VIDEO)

Delo.autor

EDON ZHEGROVA SHIHET SI OPSION PËR NAPOLIN/ Sulmuesi kosovar është plani B i kampionëve të Italisë

F.autor

1 JAVË PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Lorik Cana nga Amerika, thirrje për të ndihmuar të prekurit

Delo.autor

Leave a Comment