Futboll Seria A Sport

MILAN “PESHKON” TEK BARCELOBA/ “Djalli” josh Coutinho, zyrtarizon edhe numrin 10-të

Milan është vënë në kërkim të një fantazisti të ri fill pas largimit të Hakan Calhanoglu. Sipas mediave spanjolle, “djalli” ka vënë në shënjestër Philippe Coutinho, me brazilianin i cili është në shitje, ose në huazim, pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerin Coeman. “Sport” shkruan se në këtë tratative mund të përfshihet Alessio Romagnoli i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe nga trajneri i Barcelonës. As Romagnoli nuk bën pjesë në planet e Milan, dyshja e qendrës është e blinduar me Kjaer dhe Tomori. Romagnoli shihet si një opsion në shtëpinë e Barcelonës në rast largimi të një prej Umtiti apo Lenglet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në pritje për të kuptuar se do të vijoj kjo tratativë, Milan ka zyrtarizuar rikthimin e Brahim Diaz. Kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Real Madrid për një huazim tjetër deri në qershor 2023. Diaz do të mbajë në Milano fanellën me numrin 10-të.

Related posts

TIFOZËT E INTER SFIDOJNË KORONAVIRUSIN/ Shikoni çfarë bëjnë para ndeshjes me Juventusin (VIDEO)

Delo.autor

“DRIDHET INTERI”/ Blerja e bujshme dëmtohet para duelit të Championsit

Isa.Autor

“TRE EKIPE KANË DIÇKA MË SHUMË”/ Gasperini heq dorë nga titulli: Ne jemi me Fiorentina-n dhe Torino-n…

Delo.autor

Leave a Comment