Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Titullari i Partizanit drejt Turqisë, pranë akordit me skuadrën Boluspor. Ja emri…

Jurgen Bardhi duket se do të jetë largimi i radhës nga skuadra e Partizanit. Pas largimeve të emrave të rëndësishëm si Eraldo Çinari, Jasir Asani, Eno Bitri, Esin Hakaj e Ferhan Hasani, edhe mesfushori 23-vjeçar është drejt “divorcit” me të kuqtë.

Disa javë më parë, Bardhi nuk pranoi të rinovojë me Partizanin pa iu plotësuar kushtet e tij dhe drejtuesit, bashkë me lojtarin, gjetën një dakordësi momentale…

AKORDI – Dakordësia mes klubit dhe lojtarit ishte që të qëndronte edhe për Kupat e Europës, por në rast se i vjen një ofertë nga jashtë Shqipërisë deri më 31 gusht, do të ishte i lirë të largohej falas. Dhe ofertat nuk kanë munguar për Bardhin…

Klubi turk i Bolusporit ka shfaqur interes për 23-vjeçarin dhe vetë Bardhi është pro transferimit në Turqi.

Te Boluspori, luan edhe portieri shqiptar Gentian Selmani, si dhe pak ditë më parë u transferua shqiptari tjetër Dejvi Bregu.

Bardhi ka dhe një ofertë nga Kroacia, por bisedimet me klubin turk kanë qenë pozitive dhe Bardhi shumë shpejt pritet të largohet nga Partizani.

Related posts

Reali në ‘gjumë letargjik’, asnjë transferim në merkaton e janarit

Q.Autor

Guri rrëzohet në zonë, Kukësi kërkon penallti. Gjithçka e pastër për arbitrin (Video)

Sadik.Autor

SURPRIZA E POLONISË/ Mancini: Bëmë shumë gabime. Ata shfrytëzuan…

Isa.Autor

Leave a Comment