Futboll Sport

ZYRTARE/ Laçi lë të papunë Bledar Kolën. Krajova shkarkon të gjithë stafin teknik

Humbja me Laçin në “Elbasan Arena” ka qenë fatale për trajnerin grek të Kraiovës, Marinos Uzunidis i cili është pushuar nga puna ditën e sotme.

Drejtuesit e klubit nuk e kanë përtypur disfatën ndaj kurbinasve duke marrë një vendim ekstrem për të ardhmen e trajnerit grek. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare. Në këtë mënyrë nga klubi largohet dhe Bledar Kola i cili është pjesë e pandashme e teknikut Uzunidis.

Të gjithë në Rumani ishin me sy nga kundërshtari në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti, por harruan që njëherë duhet kaluar Laçi, me kurbinasit që zhvilluan një paraqitje dinjitoze përballë një kundërshtari shumë të vështirë.

Related posts

LIVE/ Shqipëri U21- Spanjë U21: “Thyhet muri” i kuqezinjëve, iberikët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI E LË PA STËRVITJE/ LeBron jep mesazhin e papritur për të ardhmen e tij

Delo.autor

LEGJENDA E REAL MADRID/ Ky është lojtari që duhet në Bernabeu

Isa.Autor

Leave a Comment