Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Tërbuni i beson stolin ish-mbrojtësit të Kombëtares, gati zyrtarizimi i shkodranit

Tërbuni arriti një sukses të madh këtë sezon duke arritur të sigurojë ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe synimet janë më të larta për sezonin e ri të pukjanëve.

Disa ditë më parë, vetë faqja e klubit të Tërbunit njoftoi ndërprerjen e kontratës me trajneri Edmon Dalipi ku përkohësisht në vend të tij u vendos Viktor Gjoni, një emër i njohur në radhët e skuadrës pukjane.

Por, mësohet se Tërbuni ka arritur marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Kombëtares Elvin Beqiri dhe shumë shpejt gjithçka do të bëhet zyrtare. 40-vjeçari me një karrierë të pasur në futboll me skuadra si Vllaznia, Makabi tel Aviv, Arsenal Kiev e Metalur Donjetks pritet të marrë drejtimin e skuadrës pukjane për të pretenduar elitën. Beqiri aktualisht është pa punë pas një eksperience 2-vjeçare si trajner i Kombëtares së 17-vjeçarëve të Shqipërisë teksa ndërpreu bashkëpunimin në shkurt të këtij viti.

Related posts

KURIOZITET/ JUVENTUSI e “shpartallon” Frosinonen vetëm me RONALDON, ja fakti

Isa.Autor

TRANSFERIMET E DËSHTUARA/ Ja 10 GAFAT më të mëdha të merkatos së futbollit

Isa.Autor

KONTRATË FARAONIKE/ Zbulohet paga e majme e Sadikut në Bolivi. Ja sa milionë dollarë do të përfitojë

Delo.autor

Leave a Comment