Sport Të tjera

TRAJNERI E KAP ME SHPULLA PARA GARIMIT/ Habit xhudistja gjermane: Ia kërkova unë (VIDEO)

Sportistët shquhen për ritualet e tyre të çuditshme para se të garojnë në një kompeticion, por ky i fundit i ka tejkaluar të gjitha kufijtë.

Protagoniste është bërë xhudistja gjermane Martina Trajdos e cila u godit fort me shpulla nga trajneri i saj para se të zbriste në tapet për duelin. Videoja ka bërë xhiron e botës, teksa shumë mbetën të habitur nga kjo skenë, por vetë gjermania pas duelit u shpreh se ishte një kërkesë e saj për ta motivuar.

‘’Trajneri im bëri thjeshtë atë që unë dëshirova. Duket se nuk ishin mjaft të forta, pasi humba. Do të doja të kisha pushtuar portalet me diçka tjetër sot, por nuk ndodhi’’, tha Trajdos e cila humbi përballë rivales hungareze në kategorinë e 63 kilogramëve.

Related posts

Barcelona gati të paguajë 15 milionë euro më shumë se klauzola për Griezmann

Sadik.Autor

KASTRIOTI-SKËNDERBEU/ Pas një topi të mbetur në zonë, Viktor ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Danimarkë-Zvicër, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment