Eredivisie Futboll

VIDEO/ Gol identik si xhaxhai i tij para 80 viteve, 18-vjeçari ruan traditën e familjes

Në 1937, stër-xhaxhai i tij shënoi në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën fanellë, në të njëjtin stadium. Krosim nga e majta, dhe devijim me kokë që shkon drejt e në portë.

Dilan Vente është 18 vjeç, dhe është sulmues i Fejnordit. Ai bëri debutimin në skuadrën e parë këtë fundjavë, dhe shënoi golin e dytë, në derbin që ekipi i tij fitoi ndaj Spartës së Roterdamit, me shifrat 0-7.

Goli është praktikisht identik si ai që stër-xhaxhai i tij shënoi 80 vite më parë, Lin Vente, i cili ishte një simbol i Fejnordit në gjysmën e dytë të viteve ’30. Klubi holandez e ka postuar edhe në Twitter këtë koincidence të pabesueshme.

Related posts

A e ka humbur Anglia Botërorin e Rusisë para se ai të fillojë?

Sadik.Autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Pritet të luhet finalja e Coppa Italia. Nga Gjimshiti tek Ronaldo, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Kobinah gabon një penallti në lëvizje

Delo.autor

Leave a Comment