Futboll Sport

MERR VENDIMIN/ Arbitroi finalen e Europianit, gjyqtari “milioner” i jep fund karrierës në futboll

Arbitri holandez Bjorn Kaipers do t’i japë fund arbitrimit këtë verë duke mbyllur kështu një karrierë 19-vjeçare në këtë profesion.

Kaipers gjykoi dhe finalen e Kampionatit Europian ndërmjet Anglisë dhe Italisë në datën 11 korrik në Uembli duke hyrë në histori si një ndër gjyqtarët më të mirë të UEFA-s.

48-vjeçari do të gjykojë në datën 8 gusht finalen e superkupës së Holandës ndërmjet Ajaksit dhe PSV-së dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit si arbitër. Holandezi do t’i përkushtohet bizneseve të tij të cilat i sjellin jo pak fitime duke e bërë gjyqtarin më të pasur me 13 milionë euro pasuri.

Related posts

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAMIT/ Solskjaer vendos rekord: Ky ishte plani, na lejohet të kemi atë portier

Delo.autor

VIJON TË JETË I DËMTUAR/ Ja si e festoi Harry Kane kualifikimin e Tottenhamit (VIDEO)

Delo.autor

Agjenti i Sarrit paralajmëron Chelsea: Paguaj klauzolën e lirimit, 8 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment