Formula 1 Sport Të tjera

VAZHDON ÇMENDURIA NË FORMULA 1/ Vettel mund të humbasë vendin e dytë për 0,7 litra karburant

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 për këtë sezon do të kujtohet gjatë. Aksident në start, ndryshimi i gomave të makinave që çuan Hamilton nga të parin në të fundit, apo edhe Ocon si fitues, bënë që kjo të cilësohej padyshim si gara më e çmendur e sezonit. Me sa duket, asgjë nuk ka mbaruar.

Sebastian Vettel, pas një pilotimi të shkëlqyer me Aston Martin, doli i dyti, duke lënë pas Lewis Hamilton. Por tashmë ai rrezikon të skualifikohet nga gara, për 0,7 litra karburant.

Në fund të garës, në çdo makinë duhet të ketë të paktën 1 litër karburant që komisarët e pistës duhet ta kontrollojnë. Por në fund të garës, në makinën e Fetel janë gjetur vetëm 0,3 litra karburant, arsye pse ai parkoi njëvendëshen e tij në pistë dhe jo në vendin e caktuar në vijën e bokseve ku ndalojnë të gjithë makinat, fituese apo jo.

Nëse komisarët e pistës do të vazhdojnë hetimin, sipas rregullores Fetel rrezikon edhe skualifikimin nga gara, duke humbur pikë shumë të vlefshme për të dhe skuadrën e Aston Martin

Related posts

Video e pabesueshme/ Portieri Karius e nis sezonin me GAFËN e radhës (VIDEO)

Isa.Autor

PERLË NGA VLORA/ Lojtarët e Flamurtarit tregojnë muskujt pasi mundën Partizanin (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA AMERIKA/ “Firma” e parë e Lionel Messi-t del në ankand, ja shifra e “çmendur”…

Delo.autor

Leave a Comment