Futboll Ligue 1 Sport

VAZHDON DOMINIMIN NË FRANCË/ Lille mposht PSG-në dhe fiton Superkupën e Francës

Lille vazhdon dominimin në Francë.

Pas titullit të fituar sezonin e kaluar në Ligue 1, kuqezinjtë kanë mposhtur PSG edhe në finalen e Superkupës së Francës të luajtur të Tel Aviv mbrëmjen e sotme.

Ndeshja është vendosur në minutën e 45-të nga një gol i mrekullueshëm i Xeka, i cili ka shtangur Navas me gjuajtje perfekte.

Skuadra e Pochettino, që nuk ka patur në dispozicion sot as Neymar dhe as Mbappe, ka arritur të barazojë në minutën e 74-t me Kimpembe, por goli i mbrojtësit është anuluar për pozicion jashtë loje.

Lille ka arritur ta mbrojë avantazhin deri në fund dhe ka pasuruar koleksionin me një tjetër trofe.

Related posts

VIDEO/ Kjo vajzë ia kalon Balotellit topin mes këmbëve, reagimi i sulmuesit pas turpërimit

Q.Autor

NAPOLI ME HAP KAMPIONI/ Përmbys 2-3 Atalantën në Bergamo

F.autor

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Rregulli i ri i FIFA-s, futbollistëve iu ndalohet pështyrja në fushë

Delo.autor

Leave a Comment