Futboll Shqipëri Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja sa do të përfitojë mesfushori Çelhaka tek Legia…

Jurgen Çelhaka pritet të jetë sot në Poloni për të kaluar testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re me skuadrën polake. Në fakt, java e fundit ka qenë vendimtare për lojtarin e bardhebluve.

Transferimi ka ardhur si rrufe, pasi Legia kërkonte me ngulm një mesfushor qendre. Ka qenë menaxheri Lek Kcira që ka mbyllur gjithçka gjatë pak ditëve.

Marrëveshja do të jetë 4-vjeçare, ndërsa lojtari do të marrë më shumë se 10 mijë euro në muaj, teksa shtohen edhe bonuset për tituj apo gola e aktivizime.

Lojtari është goditja e dytë e Legias te bardheblutë. Më parë ishte Ernest Muçi që kaloi nga Tirana te kampionët e Polonisë.

TAKIMI – Jurgen Çelhaka dje ka udhëtuar nga Greqia në Tiranë. Menjëherë ai ka takuar shokët në stërvitje, duke u përshëndetur, pasi tani do të nisë një aventurë të re jashtë Shqipërisë.

Në fakt, për mesfushorin ishin disa skuadra që interesoheshin, duke filluar nga Rapidi i Vjenës, Hajduku, Gorica, Sivaspori, Koniaspori dhe Sasuolo.

Lojtari ka qenë titullar në të gjitha sfidat e Superiores duke kthyer stabilitetin e munguar në mesfushën e Tiranës.

Jurgen Çelhaka ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me fanellën e Tiranës, ndërsa sezonin e shkuar 28 në kampionat, pa llogaritur Kupën e Shqipërisë dhe Europën.

Related posts

Spekulimet për kalimin tek United, reagon për herë të parë Kluivert

Q.Autor

U TRANSFERUA NË AMERIKË/ Vangjel Zguro shënon një super gol nga kornia, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

SIGURUAN FINALEN E SUPERKUPËS SË SPANJËS/ Casemiro s’ka frikë nga askush: Barca apo Atletico? Për ne…

Delo.autor

Leave a Comment