Futboll Premier League Sport

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Ronaldo: Bëra zgjedhjen më të mirë të mundshme

“Jam i kënaqur që kthehem përsëri në shtëpi, pas 12 vitesh, dhe mezi pres të luaj ndeshjen e parë”. Për mikrofonët e kanaleve zyrtare të klubit nga “Old Trafford”, Cristiano Ronaldo komenton lamtumirën ndaj Juventusit dhe kthimin te Manchester United pas mbi një dekade:

“Është vendimi më i mirë që mund të kisha marrë. Unë vij nga Juventusi në Manchester, është një kapitull i ri në jetën time, për të cilën jam shumë i lumtur. Dua të bëj histori dhe ta ndihmoj ekipin të fitojë më shumë trofe.

Ferguson? Siç e dinë të gjithë, ai ishte thelbësor kur nënshkrova kontratën time të parë me Manchester United. Ai është si një baba për mua, më mësoi kaq shumë gjëra. Ne kemi mbajtur gjithmonë lidhje. Ferguson, gjithashtu ka luajtur një rol thelbësor në kthimin tim këtu”.

Me tej, disa fjalë për trajnerin Solskjaer: “Unë fola shkurt me të, por do të kemi kohë për të diskutuar ballë për ballë. Kam luajtur me të për 2-3 vite dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Sigurisht, tani është në një rol tjetër, por ai mund të bazohet tek unë për çdo gjë.

Tifozët? Ata janë çelësi i futbollit, ata më në fund janë kthyer në stadium dhe gjërat kanë ndryshuar nga një vit më parë. Tifozët e Manchester United janë të veçantë, i mbaj mend mirë… E di që vazhdojnë të këndojnë emri im. Nga pikëpamja personale, dua të jap më të mirën time, të shënoj, të shërbej me asiste dhe të fitoj trofe. Shpresoj t’i shoh përsëri shumë shpejt”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Maicon: “Messi i pandalshëm, por Barça nuk është vetëm ai…

Q.Autor

TRIUMFOI NË LOJRAT OLIMPIKE/ Ja momenti Kosova nderohet për arritjen historike të Majlinda Kelmendit (VIDEO)

Delo.autor

NJË GOL ÇDO 45 MINUTA NË KAMPIONAT/ Sulmuesi Muriel magjeps Spanjën me performancën e tij dhe tremb Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment