Futboll

Conte mund të vazhdojë me Chelsean, por me një kusht

Antonio Conte mund të vazhdojë të jetë trajner i Chelseat edhe për sezonet e ardhshme, por me një kusht, raporton The Sun.
Kushti i vetëm që italiani duhet ta plotësojë për vazhduar ta drejtojë skuadrën angleze është të ndalojë së ankuari në bordin e klubit për aktivitetin e tyre të transferimeve.

E ardhmja e Contes në “Stamford Bridge” ka qenë subjekt i spekulimeve gjatë gjithë sezonit, pasi italiani e vuri në pikëpyetje përkushtimin e bordit për të sjellë lojtarë cilësorë në skuadër.

Tabloidi britanik megjithatë pohon se hierarkia e klubit londinez është e gatshme t’ia falë Contes dhe të nisë gjithçka nga fillimi, nëse 48-vjeçari i ndal ankesat.

Related posts

Sot luhen dy ndeshjet e mbetura në Superligë

Q.Autor

Modric dëshiron të luajë në derbin evropian ndaj Atletico, ka një arsye të fortë

Isa.Autor

HISTORIA RRËNQETHËSE/ Kur Franca fitonte Botërorin 98′, Kante mblidhte plehra në…

Isa.Autor

Leave a Comment