Futboll La Liga Sport

TRASHËGIMTARI I MESSIT MERR STAFETËN/ Babai i yllit të Barcelonës blen 8 fanella me… numrin 10-të (VIDEO)

Ansu Fati do të jetë trashgimtari i Mesit te Barcelona. Të paktën kështu shpreson klubi katalanas që i besoi 18-vjeçarit fanellën me numrin 10-të të lënë pezull nga Mesi që u transferua te PSG-ja këtë merkato vere.

Lajmi për numrin e fanellës 10-të të re të Barçës, pushtoi mediat botërore ditën e djeshme pasi të gjithë ishin kurioz se kujt do t’i besoj ky numër me peshë kaq të madhe. Por babai i Ansu Fatit nuk e ka përmbajtur veten dhe i është drejtuar dyqanit të Barcelonës duke blerë 8 fanella për të gjithë familjen.

Një kosto 800 euro kjo për familjen Fati, por asgjë krahasuar me shumë që fiton i biri tek Barcelona, apo me kënaqësinë e prindrit për të parë sa më lart fëmijën e tij. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale të babait të 18-vjeçarit janë bërë virale.

Related posts

ZBULOHETE VËRTETA/ Lopetegui: Ja pse nuk e aktivizioj portierin COURTOIS

Isa.Autor

(FOTO) Chelsea kërkon me ngulm fitoren ndaj Brighton, njihuni me formacionet zyrtare

Q.Autor

Ikona e Anglisë shpërthen në kritika ndaj Granit Xhakës: Është një…

Isa.Autor

Leave a Comment