Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Do të jetë në krah të Hamilton, ja piloti i ri i Mercedes për vitin 2022…

George Russell do të jetë piloti i ri i Mercedes për sezonin 2022 të Formula 1. Skuadra gjermane ka zyrtarizuar sot emrin e pilotit të ri britanik, që aktualisht garon me Williams.

23-vjeçari do të zërë vendin e lënë bosh nga Valtteri Bottas (shkoi te alfa Romeo) dhe do të ketë si shok skuadre 7 herë kampionin e botës, britanikun tjetër Lewis Hamilton.

Asnjë surprizë në këtë emërim, me Russell që ishte kandidati kryesor. Ai pilotoi vjet makinën Mercedes, në garën e Sakhir, kur zuri vendin e Hamilton, i infektuar me Covid-19.

Russell ka një podium në Formula 1, atë të garës në pistën belge të SPA, 10 ditë më parë. Për të vjen rasti i madh të tregojë aftësitë e tij me një makinë kampione.

Related posts

REALI E PRET NË JANAR/ Wanda shpëton INTERIN, merr vendimin për ICARDIN

Isa.Autor

MARADONA FESTON DITËLINDJEN/ Ja dhurata e kryeqytetit argjentinas (FOTO)

Isa.Autor

Vllazninë nuk e shpëton më as Zoti, perla e Plakut shpëton Kamzën

Sadik.Autor

Leave a Comment