Futboll Sport

SHANS “I ARTË” PËR VENDIN E DYTË/ Shqipëria për fitore dhe goleadë ndaj San Marinos, Polonia sfidon Anglinë

Shqipëria pret sot në “Elbasan Arena” ekipin modest të San Marinos. Kuqezinjtë janë të detyruar të fitojnë për shkak se është shansi për të kapur vendin e dytë në grupin I për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Kundërshtari i Shqipërisë është i fundit në grup dhe sfida e sotme mund të jetë dhe më e lehta për kuqezinjtë për disa arsye.

1- San Marino në 5 ndeshjet e grupit ka 5 humbje, 1 gol të shënuar ndaj Polonisë dhe 19 të pësuar.

2-Fitoren e fundit San Marino e ka në korrik të 2014, 2-1 ndaj ekipit të Serisë D në Itali, Ac Bellaria Igea Marina, kurse barazimin e fundit më 11 nëntor 2020 ndaj Gjibraltarit.

3- Shqipëria ndaj San Marinos në histori ka 3 fitore, në 2006, 2014 dhe 2021. I ka shënuar 8 gola dhe nuk ka pësuar asnjë.

Por sytë e kuqezinjve janë dhe nga Varshava. Polonia pret Anglinë e “Tre Luanëve” që deri më tani janë treguar të pandalshëm. Gjithsesi anglezët mund të tolerojnë për shkak të superioritetit në grup me 15 pikë. Në rast të kundërt, Shqipëria kalon në vendin e dytë.

Related posts

SFIDA CHAMPIONS NDAJ NAPOLIT/ Djali i Maradonës: “Katalanasit” me 11 kampionë, por…

Delo.autor

DEL KUNDËR CONTES MBI ECURINË TEK INTER/ Cassano: Çmenduri se çfarë bën me Eriksen…

Delo.autor

Izabel Goulart, festoi për Brazilin, por ngushëlloi Kevin Trapp! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment