Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-PARTIZANI/ Kampionët e Superiores dhe “Demat” kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë (FORMACIONET ZYRTARE)

Supersfida Teuta-Partizani do të ngrenë siparin e sezonit të ri në Kategorinë Superiore ditën e sotme në orën 19:45 në “Elbasan Arena”, në një takim ku vendosen përballë dy klube që luftuan deri në javën e fundit për titullin kampion edicionin e shkuar.

Si durrsakët ashtu dhe kryeqytetasit do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë sezon të ri futbollistik. Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajnerët Martini dhe Daja kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

Afrimet e bujshme të Partizanit, si Kaçe, Albion Marku, sulmuesi Filipoviç apo edhe Esat Mala e nisin nga stoli. E njëjta zgjedhje edhe te Teuta, ku dy lojtarët e afruar së fundmi Akuah dhe Koumbemba ndodhen në stol.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Todorvoski, Selmani, Ivanoviç, Xhekson, Aleksi, Daja, E.Vila, Kallaku, Plaku, Gjorgiev. Trajner: Edi Martini

PARTIZANI: Hoxha, Gligorov, Belica, Damçevski, Musta, Rrapaj, Murtaja, H.Marku, Cara, Kardozo, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

Related posts

NDALOHEN KRITIKAT/ Reali pushon nga puna trajnerin e të rinjve (FOTO)

Delo.autor

BAYERN MUNICH U STEP/ Dy kushtet e Chelseas që frenuan marrëveshjen

Delo.autor

TREGON NJË PRAPASKENË ME BAYERN MUNICH/ Mesfushori Gotze: Ata më thanë se më vlerësonin si lojtar dhe…

Delo.autor

Leave a Comment