Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA NDAJ TEUTËS/ Te Partizani bëjnë analizën, fokusi i kritikave te… Kardozo

Ilir Daja, trajneri i Partizanit, dhe stafi teknik kanë analizuar me video humbjen ndaj Teutës. Gazeta mëson se fokusi më i madh ka qenë te Lukas Kardozo.

Sipas stafit teknik, sulmuesi brazilian e vonon shumë lojën në aspektin ofensiv dhe aksionet humbasin rrezikshmërinë, duke u dhënë kohë kundërshtarëve të vendosen.

Si pasojë, braziliani pritet të ulet në stol në sfidën e dytë ndaj Skënderbeut, me Dajën që do të ketë një sulm thuajse të ndryshuar 100%. Vetëm Zhunior ruan vendin e titullarit, ndërsa nga krahët, priten Mala dhe Filipoviç.

Related posts

POLONI-HOLANDË/ Të dy përfaqësueset me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NË BARCEONË JANË TË SIGURT/ Kanë gjetur pasardhësin e Ksavit dhe Iniestës

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ “HEROI” Broja: Kemi dëshirë të luajmë në Botëror, nuk jemi vend i madh por…

Delo.autor

Leave a Comment