Futboll

Nga veterani Duro te “surpriza” Ndreu, ja cilët janë trajnerët më të suksesshëm në Superiore

Nga dhjetë skuadrat aktuale në Kategorinë Superiore, vetëm tri prej tyre kanë vijuar një projekt me drejtuesit nga sezoni i shkuar. Skënderbeu, Flamurtari dhe Kamza kanë të njëjtin trajner që nga një vit më parë.

Ilir Daja, pasi mbylli edicionin e shkuar në Superiore me korçarët, nisi përgatitjet për Europën dhe arriti me sukses kualifikimin në fazën e grupeve dhe gjithashtu drejtoi korçarët me rezultate pozitive në Europa Ligë.

Shpëtim Duro u ul në stolin e Flamurtarit në edicionin e shkuar dhe mori besim prej drejtuesve për të qenë në krye të vlonjatëve edhe për këtë edicion.

Ramadan Ndreu, pasi rezultoi i suksesshëm në krye të Kamzës në kategorinë e parë, qëndroi në stol me këtë ekip edhe në edicionin e Superiores, duke ndërtuar ekipin dhe vijuar punën ende në këtë ekip. Tregues suksesi për të tria skuadrat, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Kamzën.

Related posts

Sloganët e 15 skuadrave pjesëmarrëse në Botëror

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Ylli i Juventus me Covid-19, “Euro 2020” rrezikon të mbyllet pa filluar ende

Delo.autor

PSG tërhiqet nga Dybala: Nuk është “çelësi” për ne…

Q.Autor

Leave a Comment