Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Zbulohet procesverbali i “divorcit” të Contes, ja sa i kushtoi Interit largimi i trajnerit…

Interi dhe Antonio Konto i thanë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të “vizioneve të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit”. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga procesverbali i mbledhjes se aksionarëve të klubit zikaltër, i cili u zhvillua më 8 korrikun e kaluar.

Siç raportohet nga “Calcio e Finanza” e cila kishte akses në dokumentet, për përfundimin e kontratës, trajnerit 52-vjeçar do t’i paguhet gjysma e pagës së kontratës për sezonin 2021-2022.

Gjatë takimit, një nga aksionerët kërkoi “sqarim në lidhje me arsyet që e çuan kompaninë të njohë një pagesë pushimi për trajnerin”.

CEO i zikaltërve, Marota u përgjigj duke informuar se në fund të sezonit të kaluar klubi dhe trajneri u takuan, dhe ata morën parasysh disa vizione të ndryshme në lidhje me projekti teknik për të ardhmen e klubit. Kësisoj palët vendosën me marrëveshje reciproke që të ndërpresin bashkëpunimit.

Nëse flasim me shifra, largimi i Kontes i ka kushtuar Interit rreth 6.5 milion euro neto, gjysma e 13 milionë eurove të parashikuara në marrëveshje.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Trajneri Nagelsmann kërkon tek Bayern Munich yllin e “Zikaltërve”…

Delo.autor

REKORD HISTORIK/ “Jashtëtokësori”, 50 gola në një vit kalendarik për herë të… (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ ATALANTAS/ Inzaghi: Ata nuk të lënë mundësinë të kapesh askund, po përpiqemi të…

Delo.autor

Leave a Comment