Futboll Sport

DEBUTOI 60 VJEÇ NË CHAMPIONS NË AMERIKËN E VERIUT/ Zv. presidenti i Surinamit u shpërndan para rivalëve pas ndeshjes (VIDEO)

Roni Brunsvijk ka qenë personazhi i kësaj mesjave në futbollin ndërkombëtar. Pamjet e zëvendëspresidentit të Surinamit teksa debutonte 60-vjeçar si kapiten në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Amerikës së Veriut, kanë vërë xhiron e rrjetit.

Ai është pronar i skuadrës së Inter MT të vendit të tij dhe kur kjo e fundit u ndesh me Olimpia të Hondurasit, ai nuk i rezistoi tundimit për të zbritur vetë në fushë, edhe pse “loja” e tij ishte kryesisht pak hapa në mes të fushës për rreth një orë. Aq sa i mjaftuan për t’u bërë rekordmen për ndeshjet ndërkombëtare në klube në gjithë botën.

Brunsvijk është dënuar në mungesë në Holandë për trafik ndërkombëtar droge dhe është në listën e kuqe të Interpolit. Por në vendin e tij ai është shumë popullor edhe për faktin se falë aktiviteteve të tij të jashtëligjshme, siguronte para të cilat shpesh ua shpërndante njerëzve në rrugë, me raste edhe duke ua hedhur me helikopter.

Pas sfidës së mbrëmshme, ai ka bërë të njëjtën gjë me lojtarët kundërshtarë. Ai ka hyrë në dhomat e  zhveshjeve ku është filmuar duke u shpërndarë lojtarëve miq kartëmonedha para se të largoheshin nga vendi i tij. Një “falënderim” i veçantë, pas humbjes 6-0 që skuadra mike i shkaktoi skuadrës së Brunsvijk.

Related posts

Ndahet nga jeta çiklisti 23- vjeçar

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja zbaron në Lituani me objektiv… “hakmarrjen” (VIDEO)

Delo.autor

KUMBULLA I PRISH FESTEN MILAN/ S’mjafton Ibrahimovic, “Djalli” e pëson nga portieri

Delo.autor

Leave a Comment