Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Zero pikë pas 14 garash, Haas merr vendimin për të ardhmen e Schumacher

Viti e debutimit në Formula 1 nuk ka qenë një sukses, por duket se drejtuesit e Has janë gjithsesi të lumtur me Mik Shumaher. Djali i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Mikael Shumaher, është konfirmuar sot zyrtarisht edhe për edicionin e ardhshëm te kjo skuadër.

Skuadra e Has bëri të ditur se 22-vjeçari është konfirmuar edhe për edicionin tjetër, ashtu si shoku i tij i skuadrës, Nikita Mazepin. Në fakt marrëveshja ishte arritur prej kohësh, por mbetej vetëm zyrtarizimi që ka ardhur sot, me drejtuesit e skuadrës që u shprehën të lumtur që vazhdonin të kishin dy pilotë të perspektivës.

“Unë po jetoj një ëndërr. Viti i parë me Haas ishte shumë entuziazmues dhe edukues. Do të marr të gjithë këtë eksperiencë të fituar në vitin e parë me vete në sezonin e dytë. Rregullat e reja dhe ambiciet e Haas, mendoj se do të na bëjnë më konkurrues dhe të luftojmë për pikë”, tha piloti gjerman pas këtij lajmi të rëndësishëm për karrierën e tij. Deri tani, Mik Shumaher ka marrë pjesë në 14 gara në këtë sezon, duke mos u renditur asnjëherë në zonën e pikëve, me pozicionin e 12 si finishin e tij më të mirë.

Related posts

LUKAKU-JUVENTUS/ Historia e një marrëveshjeje në tentativë…

Delo.autor

TENIS/ Surpriza në turneun Masters të Montekarlo, eliminohet Novak Djokovic

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona-Bayern Munich, gjykon arbitri që nuk krijon kurrë polemika

Delo.autor

Leave a Comment