Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ SPEZIAS/ Trajneri Pioli: Do të vendos formacionin më të mirë, dhe të mundohemi që…

Në prag të sfidës ndaj Specias në transfertë në orën 15:00, e vlefshme për javën e 6 të Serisë A ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i Milanit, Stefano Pioli i cili ka analizuar këtë takim:

Ndeshja ndaj Specias – “Kualitetet e lojtarëve bëjnë diferencën. Për fat kemi shumë lojtarë me kualitete. Nesër do të duhet të bëjmë ne ndeshjen dhe të mundohemi që të zgjidhim me lojën me kualitet.”

Fitorja e sezonit të kaluar ndaj Specias – “Edhe ndaj Juventusit nuk kemi shkuar në Torino duke menduar për fitoren 3-0 të sezonit të kaluar. Nesër do të duhet që të luajmë me karakteristikat tona.”

Zhiru – “Do të grumbullohet. E kam parë që ndihet mirë, do të jetë i gatshëm, të shohim nëse do të luajë si titullar ose jo.”

Rotacion – “Kur të gjithë janë mirë, të miat janë zgjedhje teknike. Nesër do të vendos në lojë formacionin më të mirë në dispozicion.”

Pjekuria – “Në intervista thuhet se ne mund të fitojmë çdo ndeshje. Jemi të rinj, por jemi rritur shumë sa i përket mentalitetit të pjekurisë. Në Itali ka shumë konkurencë dhe kështu duhet që të jemi në 100%.”, përfundoi Stefano Pioli.

Related posts

Akuzohet egërsisht nga tifozët e United, Mourinho mbyll profilin në Instagram

Sadik.Autor

Nis ankandi/ Skuadrat prestigjoze të Europës duan mesfushorin suedez

Isa.Autor

KËPUTI TENDINAT E KAVILJES/ Bayern Munich merr lajmin e keq, ja sa do të mungojë ylli Davies…

Delo.autor

Leave a Comment