Futboll

Privatizimi i Vllaznisë, ja firma që do të vlerësojë asetet

Hidhet hapi i parë drejt privatizimi të klubit të futbollit të Vllaznia. Bëhet fjalë për pikën e parë, atë të shpalljes së firmës fituese, që do të merret me vlerësimin e aseteve të klubit.

Firma fituese është shpallur “Albanian Audit Partners”, me përfaqësues ligjor Dashnor Çarçanin. Njoftimi është shpallur që me 5 mars të këtij viti natyrisht dhe brenda 5 ditëve kjo firmë duhet të paraqitet në bashki. Rrjedhimisht, i bie që afati i fundit të jetë dita 12 mars.

Në garë kanë qenë dy operatorë ekonomikë, por fituese është shpallur firma e sipërpërmendur. Kjo firmë do të merret me vlerësimin e aseteve dhe përgatitjen e dokumentacionit për shitjen me ankand të aksioneve të klubit të futbollit Vllaznia sh.a. Data 12 prill është afati përfundimtar për të dorëzuar vlerësimin dhe pas kësaj date priten konsultime në Këshillin Bashkiak Shkodër, me shpresën që nuk do të ketë zvarritje të procesit.

Related posts

Bilancet e sezonit, Skënderbeu me sukses të trefishtë. Tani luhet për Kupën e “munguar”

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Inzaghi: Nuk e kisha parë kurrë Juventusin në…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Agjenti Raiola largon Donnarumman nga Milan, ja ekipi që po bisedon…

Delo.autor

Leave a Comment