Futboll Premier League Sport

KËTË JAVË DO TË JETË SPEKTATOR/ Premier League nuk lejon Brojën që të luajë ndaj Chelsea-t, ja shkaku…

Armando Broja është kthyer në një nga emrat më të përfolur te skuadra e Sauthempton pasi tifozët po i kërkojnë me ngulm trajnerit Ralf Hasenhutl që ta aktivizojë sulmuesin shqiptar nga minuta e parë si titullar. Por për të gjithë tifozët e kësaj skuadre, kjo dëshirë nuk do të plotësohet këtë fundjavë, pasi ata do ta shohin sulmuesin vetëm si spektator në tribunë si pasojë e rregulloreve të Premier Ligës.

Sauthempton përballet këtë javë me Çelsin, një sfidë me shije të veçantë për sulmuesin shqiptar i cili padyshim do të dëshironte të tregonte vlerat e tij përballë skuadrës që zotëron kartonin e Brojës. Por Premier Liga nuk ia lejon një gjë të tillë lojtarit, për sa kohë që ai është në huazim.

Sipas rregulloreve të kampionatit, asnjë lojtar i cili është i huazuar nga një klub në tjetrin, nuk mund të luajë kundër ekipit që i zotëron kartonin. Kjo bëhet për të evituar probleme të ndryshme si përplasja e mundshme me tifozerinë apo aludimet për tolerime. Ndaj Broja, ashtu si shumë të tjerë, do të jetë i detyruar që ndeshjet ndaj skuadrës që e ka dhënë në huazim, t’i shohë vetëm si spektator nga tribuna e stadiumit.

Related posts

Sergio Aguero: Higuain? Po të mos kishte ardhur do të kishte qenë më mirë

Sadik.Autor

“Vetëm prej tij e ndjek Serie A”, Suarez i impresionuar nga talenti uruguajan

Q.Autor

Ndizet Seria A, Juventus-Napoli përballen për titullin

Sadik.Autor

Leave a Comment