Futboll Seria A Sport

I KUNDËRPËRGJIGJET “SPECIAL ONE”/ Trajneri Sarri: Në dy ditë nuk kam parë akoma asgjë…

“Penalltia që nuk iu dha Roma-s në pjesën e parë? Zaniolo ishte në pozicion jashtë loje”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Maurizio Sarri gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së Europa League të Lazio-s kundër Lokomotivës së Moskës.

Trajneri i bardhekaltërve i është përgjigjur në këtë mënyrë ankesave të trajnerit të Roma-s, Jose Mourinho, pas derbit të Romës.

“Dhe penalltinë në pjesën e dytë e kanë parë vetëm arbitri dhe VAR. Unë në dy ditë nuk e kam parë kontaktin: nëse ka kontakt, është Zaniolo që kap Akpa-Akpro”, ka shtuar Sarri.

“Por nuk më intereson, pikët i kemi marrë dhe duhet të mendojmë për të ardhmen. Një sezon nuk duhet të bazohet te derbi, pavarësisht nga rëndësia që ka”.

Related posts

Suarez drejt largimit nga Barcelona? Valverde e lë jashtë skuadre

Q.Autor

Vetëm 9 lojtarë të Brazilit e kaluan klasën në Rusi, por mungon… Neymari

Isa.Autor

Vllaznia nuk sheh mbrapa, kërkohet përqendrim maksimal te Partizani

Sadik.Autor

Leave a Comment