Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Barcelona humbet ndaj Benficës, Bayern dhe Juventus sigurojnë kryesimin. Manchester United fiton me përmbysje

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar sfidat e vlefshme për “Champions League”. Pas fitores mbrëmjen e kaluar duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë për Barcelonën mbrëmjen e sotme e cila  humbi me rezultatin 3 me 0 ndaj Benficës. Nunez realizoi me sukses penalltinë e parë dhe Rafa Silva thelloi më tepër rezultatin.

Më pas do të vinte sërish momenti i Nunez me një tjetër penallti për të vulosur rezultatin ndërkohë që një rrezik për një përjashtim të mundshëm detyroi Koeman të nxjerrë jashtë lojë Pique. Sikur të mos mjaftonte një karton i kuq për Eric Garcia lë Barcelonën me 10 lojtarë në minutat e fundit.

Ndërkohë Bayern Munich ka fitur thellë me rezultatin 5 me 0 ndaj Dinamo Kiev.Një fitore mori edhe Juventus edhe pse jo të thellë por e mjaftueshme për të marrë 3 pikëshin. Ishte supergoli i Chiesës ai që i dha avantazhin dëri në fund të ndeshjes bardh e zinjëve.

Mancherster United ia ka dalë të sigurojë fitore ndaj Villarreal falë golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 95.

Related posts

AS RONALDO DHE AS MESSI/ Haaland befason me sulmuesin që studion për t’u përmirësuar

Delo.autor

Bayern Munich shfaq interes të madh për yllin sulmues të RB Leipzig, Emil Forsberg

Sadik.Autor

TALENTI I SALZBURG QË PO MAHNIT EUROPËN/ 19-vjeçari preferon të luajë në Premier League tek…

Delo.autor

Leave a Comment