Basketball Sport Të tjera

NBA/ Revolucion te Lakers: Vetëm 3 lojtarë nga sezoni i kaluar, 100% e ekipit e vaksinuar

Muajt e fundit kanë qenë të nxehta për skuadrën e Lakers, që ka kryer një revolucion në skuadër. Nga sezoni i kaluar kanë mbetur vetëm 3 basketbollistë:” LeBron James, Anthony Davis dhe Horton-Tucker.

Në ekip kanë ardhur mjaft emra të rinj e shumë veteranë, si Russell Westbrook e Carmelo Anthony. “Kemi një ekip të talentuar, por të gjithë duhet të kuptojnë se për të arritur te titulli duhet të bëjmë shumë sakrifica. Si kurrë më parë, këtë vit duhet të kuptojmë se skuadra është mbi individin”, tha Frank Vogel, trajneri i Lakers.

Lajmi më i fundit që vjen nga ekipi është se 100%  e lojtarëve janë të vaksinuar, përfshi edhe LeBron James, që kohë më parë kishte shfaqur dyshime dhe sezonin e kaluar nuk ishte vaksinuar. “Isha pak skeptik, por në fund e bëra vaksinën, për të mirën time dhe të familjes”, tha LeBron James

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 100 minutash pritje, sulmuesi Morata ndëshkon Kroacinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

PASI U BË KAMPION I PADISKUTUESHËM/ Khabib tërhiqet nga UFC me 29 fitore e asnjë humbje

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Unionistas-Real Madrid. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment