Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Nuk gjendet gjuha e përbashkët, Milani vlerëson shitjen e mesfushorit Kessie në muajin janar

Nuk është gjendur gjuha e përbashkët dhe Milani po vlerëson shitjen e Fronk Kesi që në sesionin e muajit janar.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk është më ai lojtar që ka udhëhequr Milanin drejt Champions-it dhe është me “valixhe në duar”.

Skadenca e kontratës është më 30 qershor 2022, por kuqezinjtë nuk duan kurrsesi që ta humbasin me zero dhe dëshirojnë që nëse nuk arrihet një marrëveshje në momentet e fundit do ta largojnë që në muajin janar.

Kuqezinjtë ofrojnë 6,5 milionë euro ndërsa kërkesa e liderit të mesfushës është 8 milionë, një kërkesë që sipas Maldini &Co është shumë e lartë. Gjatë këtij sezoni Kesi është aktivizuar në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Related posts

NAPOLI-LAZIO/ Immobile i papërmbajtshëm, nxjerr Hysajn me karton të… (VIDEO)

Delo.autor

DANI ALVES SYNON RIKTHIMIN TEK BARCELONA/ La Liga nuk e lejon, fjalën e fundit do ta thotë trajneri Xavi

Delo.autor

Jo vetëm Skënderbeu, ja klubet “non grata” në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment