Futboll Sport

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat. Renova ngec, por ruan kreun

Janë mbyllur 5 ndeshjet e javës së 9-të në kampionatin maqedonas të futbollit ku Shkëndija është rikthyer te fitorja duke mposhtur 3-0 në shtëpi Borecin.

Për tetovarët shkëlqeu sulmuesi shkodran Sidrit Guri i cili realizoi dopietë në këtë takim. Shkëndija ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 14 pikëve duke marrë disi veten pas startit të keq.

Renova ngeci në transfertën me Makedonija GP duke barazuar 1-1. Skuadra shqiptare mbetet në krye të takimit me 18 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshjesh.

Në sfidat e tjera, Bregalnica mposhti 1-0 Strugën, Skopje dhe Akademija Pandev barazuan pa gola ashtu si dhe Pelisteri me Tikvesin.

REZULTATET

Sot

Shkëndija-Borec 3-0

Makedonija GP-Renova 1-1

Pelister-Tikves 0-0

Bregalnica-Struga 1-0

Skopje-Akademija Pandev 0-0

Nesër

Shkupi-Rabotnicki (15:00)

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori i Tottenham është një hap larg GJIGANDËVE ITALIAN

Isa.Autor

“NUK MUND TË HAJA DHE TË FLIJA”/ Marcelo tregon ankthin para ndeshjes me Liverpool: Kisha frikë se nuk më lejonin të…

Delo.autor

CHAMPIONS/ AJAX bën surprizën ndaj Bayernit në Mynih, ja rezultati befasues

Isa.Autor

Leave a Comment